Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për ‘kontrabandim me migrantë’

Me datën 11.3.2014, Njësiti i Hetimeve Rajonale DRPK “Perëndimi”, Policia Kufitare në Gjakovë , pas një pune operativo-hetimore lidhur me rastin e raportuar ‘kontrabandim me emigrant’ të datës 6.3.2014, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar një person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrant’. Gjatë këtij operacioni policor është kryer një bastisje në fshatin Hereq në komunën e Gjakovës dhe janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i dokumenteve, për të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale ‘kontrabandimi me migrant’. Personi i arrestuar është:
• D. S. i lindur me 1955 m/sh/k nga komuna e Gjakovës
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjësendet si më poshtë:
• 21 pasaporta jugosllave,
• 8 pasaporta të Republikës së Kosovës,
• 23 letërnjoftime të Republikës së Serbisë
• 2000 (dy mijë) €, të holla të gatshme, të cilat dyshohet të jenë pranuar nga viktimat e kontrabandimit.
• 214 certifikata të lindjes të Republikës së Serbisë
• 14 certifikata të zbrazëta të lëshuara nga UNMIK-u
• 3 telefona
• 2 patentë shoferë jugosllavë dhe
• 1 dokument i regjistrimit të veturës
Ky operacion policor është kryer duke zbatuar një urdhër bastisje nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i krimeve të rënda. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendimi për masën e ndalimit 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje