Prishtinë, 24 shkurt 2014-Me 24.2.2014, në orën 09:20, Njësia për hetime regjionale e perëndimit, Policia Kufitare ka realizuar një operacion policor në qytetin e Gjakovës, me ç’rast ka arrestuar një person me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘falsifikim i dokumentit’ (targave të automjeteve).Personi i arrestuar është: • K. SH. i lindur me 1949 m/sh/kHetuesit policorë pas pranimit të informatave se personi i dyshuar kryente këtë veprimtari kriminale kanë zbuluar lokacionin e saktë ku dyshohej se kryhej veprimtaria dhe me urdhëresës të Gjykatës Themelore në Gjakovë kanë realizuar një bastisje në një shtëpi private, me ç’rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një sasi e tabelave të aluminit bllanko dhe disa targa dhe stema të plastikës të shtetit të ndryshme. Po ashtu janë konfiskuar edhe një sasi e plastifikimeve të numrave dhe shkronjave për vendosjen e tyre në targa. Bazuar në hetimet policore personi i dyshuar i ka punuar në mënyrë mekanike tabelat e ndryshme të automjeteve.Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës.