Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’

Prishtinë, 21 maj 2015
Me datën 20 maj 2015, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me institucione relevante, gjatë punës operative në terren ka bërë bastisjen e një shtëpie në fshatin Gjinovc të Suharekës, me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar, nën dyshim për përfshirje në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
I dyshuari i arrestuar në këtë rast është:
N. R. lindur me 1971 m/sh/k
Gjatë kontrollimit në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar:
• 10 paketime me pluhur, me peshë të përbashkët 6 kilogramë e 854 gramë, e dyshuar se është substance narkotike e llojit heroinë.
• një telefon celular
• një peshore digjitale, e cila dyshohet se është përdorur për matjen e substancës së dyshuar.
Me vendim të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren i dyshuari është në qendrën për mbajtje për 48 orë në stacionin policor në Suharekë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje