Prishtinë, 9 nëntor2018
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit meNarkotik (DHTN), Sektori i Prizrenit, pas hetimeve preliminare, ka arritur tëgrumbullojë të dhëna të besueshme se një person i dyshuar, në shtëpinë e tij,posedon substanca narkotike të llojit marihuanë.
Policia, ka njoftuar prokurorin kujdestartë Krimeve të Renda dhe me urdhër të tij dhe pëlqimin e Gjyqtarit të ProcedurësParaprake, ka marrë leje për kontroll të shtëpisë së të dyshuarit.
Me datë 08.11.2018 në ora 15:10 Sektori iDHTN Prizren, me asistim nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, është bërëkontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e tëdyshuarit.
Gjate kontrollimit nën kulm te shtëpisëështë gjetur dhe sekuestruar: katër (4) paketime me substance tëdyshuar për narkotike te llojit marihuanë me peshe rreth 5 kg e 260 gram.
Për rastin në fjale i dyshuari: A.G.viti i lindjes 1983, m/k/sh, me aktvendim të prokurorit kujdestar të Krimeve të Renda është dërguar në ndalim policor për 48 orë.