Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet njё person i dyshuar pёr “Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armëve”

Pejë, 17 gusht 2023
Më datë 17 gusht 2023, nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operativ “Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar njё operacion, nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё.
Duke përfillur procedurat ligjore, pas kontrollit tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar:
• Dy (2) Sprej OC Body Guard
• Katёr (4) elektroshok Dimming Light
• mjete te mprehta (Thika)
• boksa metalik
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje