Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet njё person i dyshuar pёr armёmbajtje pa leje

Pejë, 17 gusht 2023
Më datë 16 gusht 2023 rreth orës 21:15, gjatё realizimit tё planit operativ “Goditja”, patrullat Policore deri sa ishin nё pikё kontrolli nё rrugën “ Mulla Zekё Berdyna” nё Pejё, kanё ndaluar njё automjet me targa vendore, dhe gjatё kontrollit tek i dyshuari ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) armё (pistoletё) e tipit TT kal: 7.62mm
• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
• Tetё (8)fishekё kal: 7.62mm dhe
• Njё (1) Sёpatё
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit rasti shkon nё procedurё te rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje