Më datë 16 nëntor 2023, rreth orës 18:35, nё stacionin Policor Pejë ka ardhur prindi i viktimës, dhe e ka paraqitur si person tё zhdukur vajzёn e tij (tё mitur).
Ankuesi ka deklaruar se vajzën e ka kërkuar në disa lokacione por nuk e ka gjetur. Hetuesit e angazhuar në rast në mënyrë intensive kanë punuar për identifikimin e vende ndodhjes së viktimës.
Më datë 30. 11. 2023, rreth orës 02:00 familjarët se bashku me viktimën janë paraqitur në Stacionin Policor Pejë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Hetuesit rajonal pas një pune intensive, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar të këtij rasti:
– S. K. i lindur 1960. Mashkull – Kosovar
I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.