Prizren, 06 nëntor
Pas hetimeve intensive lidhur me kanosjen që i ishte bërë Policisë së Prizrenit përmes telefonit me datën 04 nëntor nga një i dyshuar anonim, tanimë kemi rezultate konkrete. Hetues policorë kanë identifikuar kabinën telefonike nga e cila është bërë kanosja e më pas janë siguruar prova të cilat dëshmojnë se kërcënuesi është Jetnor Gërmizaj dhe se vepra është kryer në prezencë edhe të pesë personave tjerë tanimë të njohur për policinë. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe i njëjti i ka shpjeguar motivin për të cilin e ka ndërmarrë veprimin e tillë. Në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari për kanosje të ndalët nën masën e arrestit policor ndërsa shkresat e lëndës dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme. Vlen të theksohet se i dyshuari është recidivist i veprave penale të vjedhjeve.