Vushtrri, 07 shtator 2022
Policia në Vushtrri kanë arrestuar një person pasi nuk ka respektuar masën e arrestit shtëpiak.
Arrestimi i të dyshuarit S. M., 52 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovë banues në Vushtrri, është bërë pasi i njëjti gjatë verifikimit nga njësia policore është vërtetuar se nuk ka respektuar masën e arrestit shtëpiak të shqiptuar nga Gjykata kompetente.
Me vendim të Gjykatës, të dyshuarit masa e arrestit shtëpiak i është zëvendësuar me masën e paraburgimit. I njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit .