Sot me datë 20.06.2024 disa media kanë publikuar një video regjistrim në të cilin shihet sesi një mashkull ushtron dhunë ndaj një femre. Posa është parë video regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima. Incidenti kishte ndodhur me datë 04.06.2024 në Prizren.
Polcia ka lokalizuar të dy dhe janë shoqëruar për në stacionin policor.
Janë intervsituar të dy nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë janë çift dhe bashkëjetojn.
Policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe është vepruar në bazë të udhëzimeve të tij.
Pas intervistimit të dyshuarit në prezencën e avokatit nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të.