Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për ‘vrasje në tentativë’

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve Rajonale DRP Pejë, pas një pune intensive operativo–hetimore, kanë arrestuar shtetasin Fatmir B. (1980) banues në rr. “Jeta e re”, Pejë, si të dyshuar për ‘vrasje në tentativë’, e cila ka ndodhur me datën 1.2.2014 rreth orës 12 :20 në rr. “Jeta e re”, Dardania II Pejë.Nga përdorimi i armës automatike AK-47 nga ky i dyshuar, plagosen të dyshuarit (viktima) shtetasit Armend M. (1982) ; Afrim M. (1979) dhe Artan M. (1983) nga fshati Pavlan komuna e Pejës.Në këtë incident ishin të përfshirë edhe shtetasit e dyshuar Afrim B. (1983) banues në rr. “Jeta e re” në Pejë dhe Vehat M.(1982) nga fshati Llozhan i Pejës. Ky i dyshuar është arrestuar nga njësitet përkatëse të policisë me datën 5.2.2014 rreth orës 12 :00, meqë ishte në arrati nga momenti i kryerjes së veprës dhe hetuesit kanë konfiskuar edhe armën automatike AK-47 së bashku me 13 fishekë, me të cilën mendohet se e ka kryer veprën.I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku pranon edhe veprën e kryer dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje