Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për vjedhje

Malishevë, 18 qershor -Hetues policorë nga Stacioni Policor në Malishevë, kanë arritur që t’i bien në fije dhe ta arrestojnë të dyshuarin Vullnet Ferizi nga një fshat i Drenasit pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me datën 28 prill kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e një qytetari me mbiemër Paçarizi nga fshati Lubizhdë, me ç’rast përpos demolimit të shtëpisë, nga aty kishin vjedhur stoli të arta, disa telefona, një lap-top, një IPad dhe një video kamerë. Gjatë intervistës, i dyshuari ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, ndërkaq sipas raporteve hetimore, i njëjti është duke u hetuar edhe për raste tjera. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje