Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për veprën penale të ‘vrasjes’

Istog, 24 prill 2015
Ju informojmë se me datën 23.4.2015 rreth orës 19:00 përmes telefonit nga mjeku kujdestar i QMF në Istog, Policia e Kosovës është njoftuar se një person ka ardhur pa shenja jete dhe dyshohej se ishte i vrarë me armë zjarri. Lidhur me këtë rast në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, të hetimeve dhe krimteknikës rajonale-Pejë. Për rastin e vrasjes është njoftuar edhe prokurori i shtetit me të cilin janë koordinuar të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.I dyshuari shtetasi B. A. (1976) është arrestuar nga Policia dhe arma me të cilën dyshohet se kishte kryer veprën e ‘vrasjes’ është konfiskuar. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura ligjore të mëtejme. Sipas të dhënave preliminare, rasti ka ndodhur në një fushë në mes të dy shtëpive, shtëpisë së të dyshuarit dhe viktimës, përderisa viktima N. A. (1987) kishte qenë duke lëvruar me traktor dhe çdo gjë kishte ndodhur pas fjalosjes në mes tyre.Njësiti i mjekësisë ligjore ka bartur trupin e pajetë dhe është dërguar për ekzaminim mjekësor në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Hetuesit policorë të Njësitit të hetimeve rajonale për krime serioze, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore, për të ndriçuar të gjitha rrethanat dhe motivin e këtij rasti të vrasjes. Rasti do të procedohet në prokurorinë e shtetit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje