Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’

Mitrovicë, 16 mars 2015
Një i dyshuar, 25 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, është identifikuar dhe është arrestuar nga Policia, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Sulmi ndaj kryetarit Agim Bahtiri është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 15:30, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur brenda hapësirës së Komunës së Mitrovicës në kohën kur kryetari Bahtiri kishte dalë nga kabineti i tij, me të dalë në shkallë brenda komune takon të dyshuarin i cili thuhet të ketë kërkuar takim të menjëhershëm. Përkundër sqarimeve nga ana e kryetarit për pamundësinë e takimit të menjëhershëm dhe ofrimit të mundësisë që në kabinetin e tij t’i japë të dhënat personale për caktim termini, i dyshuari nga prapa sulmon fizikisht kryetarin duke i shkaktuar lëndime trupore. Kryetari Bahtiri ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.
I dyshuari, A. D.2 5 vjeçar, identiteti i të cilit menjëherë ishte bërë i njohur për zyrtarët policorë, pas incidentit kishte shkuar në dyqanin e tij në rrugën ’’Mbretëresha Teutë”, ku me të vërejtur Policinë kishte tentuar të arratiset me vrap dhe Policia i është vënë prapa dhe i njëjti është arrestuar.Ndaj të dyshuarit të arrestuar, me vendim të prokurorit publik, është caktuar masa e ndalimit policor deri në paraqitjen e tij para gjyqtarit të procedurës paraprake, me ç’rast është iniciuar rast për vepër penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.P 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje