Prishtinë, 30 janar 2014Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Pejë, me 28.1.2014, ka bërë arrestimin e personit të dyshuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale të “fajdes”. Hetuesit policorë nga kjo drejtori me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë janë urdhëruar që ta bëjnë sekuestrimin e përkohshëm të automjetit të tipit mercedes. Vetura duhej të sekuestrohej pasi që i dyshuari ia kishte marrë ankuesit si garancion për kthimin e shumës së huazuar prej 10.000 (dhjetëmijë) eurosh me kamatë mujore 10%. Nga hetuesit policorë të njësisë së hetimeve të krimeve ekonomike dhe korrupsionit i dyshuari L. A. lindur më 1968, është intervistuar në prezencë të avokatit. Lidhur me këtë rast të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërkohë që hetuesit policorë janë duke zhvilluar veprimet e mëtutjeshme hetimore.