Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan me datën 22.12.2022 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojnë të dyshuarin kosovar shqiptar F.M. (1965).
Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti dyshohet se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Zjarrvënje’’, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një shitore të pajisjeve elektrike në Gjilan.
Pas arrestimit i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në bazë të procedurave ligjore.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale është duke vazhduar me veprime të tjera hetimore për identifikimin e personave të tjerë të cilët dyshohet se janë përfshirë në rast.
Në lidhje me rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘’Zjarrvënje’’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.