Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.

Prizren, 30 Maj 2024
Me datën 29.05.2024 rreth orës 13:00, Njësiti i Antidrogë ne Prizren është asistua nga patrullat e stacionit policor ne Prizren, ku gjate kontrollit te veturës Renault me targa vendore tek i dyshuari D.L viti lindjes 1993 m/sh/k është realizuar një kontrolle,ku gjate kontrollit ka gjetur një pistoletë TT me një karikator dhe 5 fishke e cila sekuestrua ne cilësinë e provave material nga ana e njësive përkatës.
I dyshuari shoqërohet ne stacionin policor, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar i cili e ka pranuar se arma është e tije.
Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren kanë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.
Në lidhje me rastin të është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari te ndalohet për 48 ore. Rasti nen hetime.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje