Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Kanosje dhe “‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Prizren, 16 maj 2024
Me datën 15.05.2024 Stacioni Policor Prizren VERI, ka pranuar informacion se në fshatin Zojz te Prizrenit është një rast i dhunës në familje.
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin XH.A. (viti i lindjes 1973) i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, ai e ka rrëzuar tavolinën e bukës dha ka lënduar gruan dhe djalin e tije.
Sektori i hetimeve të Stacionit Policor Prizren VERI, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit ne shtëpinë e tije është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale këto armë::
• Një AK47-Lloji i pa njohur
• Dy granata dore-Lloji i pa njohur
• Një raketa hedhes-Lloji i pa njohur
• Dy predha te raketa hedhësit-Lloji i pa njohur
• Katër fishek kalibri i pa njohur
Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘‘Kanosje ’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje