Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për veprën penale fajde

Prizren, 08 nëntor 2024
Sektori i Hetimeve Rajonal në Prizren si rezultat e një punë mirë të organizuar hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelor në Prizren me datën 07.11.2024 ka arrestuar të dyshuarin D.Sh. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ,,Fajde” nga neni 331 i KPRK-së.
Gjatë zhvillimit të hetimeve është arritur që të gjenden prova se i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit duke e ngarkuar viktimën me kamatë.
I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje