Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Deçan, më datë 17 mars 2024, është njoftuar për një incident në fshatin Isniq – Deçan. Policia menjëherë iu përgjigj vendit të ngjarjes. I dyshuari që kishte shkaktuar incidentin, kishte goditur viktimën me veturë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, i dyshuari kishte lënduar edhe dy persona të tjerë.
Pas një pune intensive të hetuesve të SRH me datë 19 mars 2024, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:
– J. G. i lindur në 1987.
Pas intervistimit të dyshuarit nga hetuesit në prezencën e avokatëve mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetëror, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.