Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për vepër penale “Vrasje nё tentativë”

Pejë, 12. shkurt 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor Deçan, me datë 11. shkurt 2024 rreth orës 22:40, është informuar se në rrugën “ Haki Povataj ” në Deçan ka ndodhur një incident.
Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion kanë kuptuar se gjatë përleshjes i dyshuari e kishte lënduar viktimën me mjetë të mprehtë ( Brisk) me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë.
Pas një pune intensive nga hetuesit rajonal me datë 12. shkurt. 2024 kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin:
• E. B. i lindur me 1978.
Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje