Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, më 17 dhjetor 2024 publikoi fotografinë e një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje, me synimin për ta identifikuar dhe arrestuar. Pas veprimeve intensive operative dhe hetimore, i dyshuari me inicialet T. T., i lindur në vitin 2005, u arrestua dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës shpreh falënderim të veçantë për kontributin e mediave dhe angazhimin e qytetarëve në bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e vazhdueshme të këtij partneriteti për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme.