Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Prizren, 04 gusht 2023
Stacioni Policor Prizren me datën 03.08.2023 rreth orës 22:56 ka pranuar informacion se në një lagje të qytetit të Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin A.K. (viti i lindjes 1959, mashkull, kosovar shqiptar) i cili dyshohet se gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit e cila do të përdorët dëshmi për gjykatë. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Prizren ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.
Drejtoria rajonale e Policisë Prizren me këtë rast u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve në raste të kremteve dhe ahengjeve familjare. Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Së bashku duhet të marrim përgjegjësinë tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë, andaj ,,Festoni me zemër, jo me armë’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje