Prishtinë 13 korrik 2023 – Nga zyrtarët e stacionit policor Drenas, është arrestuar një person i dyshuar, për rastin lëndim i lehtë trupor.
Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës23:30, në afërsi të stacionit të trenit në Drenas, me ç’ rast pas një mosmarrëveshjeje çasti i dyshuari ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime trupore.
▪︎ B. D, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkaq ndaj tij policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
Ndërlidhur me ngjarjen policia ka sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë mjeti i përdorur në rast.