Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për rastin e Vrasjes në Prizren

Prizren, 04 Shtator 2023
Lidhur me rastin “ Vrasje “ të datës së djeshme, datë 03.09.2023, të ndodhur në Rr.” Qerqiz Topulli “ në Lagjen Arbanë të Prizrenit, nga ana e njësiteve policore përgjegjëse janë ndërmarre të gjitha veprimet e duhura procedurale, hetimore e ligjore.
Sot me datë 04.09.2023 kanë vazhduar veprimet operativ- hetimore për të lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit të vrasjes.
Gjatë ditës së sotme me urdhër të Prokurorit dhe me autorizim të Gjykatës Themelore në Prizren, është bastisë një lokacion në Malishevë ku është dyshuar se mund të gjendet I dyshuari, në atë lokacion nuk është gjet i dyshuari por është gjet një armë-pushkë automatike që dyshohet se është përdor në rastin e krimit, në lokacionin e njëjtë janë gjet edhe disa sendet personale të dyshuarit.
Veprimet operative-hetimore kane vazhduar duke kontrolluar lokacione të ndryshme, kryesisht në rrethinën e Malishevës.
Në operacion për kërkimin e të dyshuarit përveç Sektorit të Hetimeve të Drejtorisë të Policisë në Prizren kanë asistuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës/Stacioni Policor Malishevë dhe njësi të tjera nga Drejtoria e përgjithshme.
Me vonë në orët e mbrëmjes nga Hetuesit e Rajonale dhe Njësia e Reagimit të Shpejt të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, në fshatin Tërpezë të Malishevës, është lokalizuar dhe është arrestuar I dyshuari Aziz Gashi, për të cilin me herët nëpërmes mediave është informuar publiku se është në kërkim nga policia.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar ndalohet për 48 orë, ndërsa policia me autorizim të prokurorit të rastit vazhdon mbledhjen e provave dhe dëshmive.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje