Malishevë, 25 korrik 2022
Me datën 25.07.2022, Stacioni Policor në Malishevë ka pranuar informatë së në një aheng familjarë në fshatin Guriq (Komuna e Malishevës), ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Njësitet patrulluese nga Stacioni Policorë në Malishevë, menjëherë ju janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin V.K. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1970 i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ahengun në fjalë me armën e tij që e kishte në posedim me leje.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një pistoletë e tipit REX-0, 13 gëzhoja të kalibrit 9x19mm, 15 fishekë të kalibrit 9x19mm si dhe dy karikator të po të njëjtës armë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit personi i dyshuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor dhe rasti vazhdon me hetime.