Prishtinë, 08 dhjetor 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të stacionit policor Veriu, ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale;
Mashtrim, të sanksionuar sipas nenit 323, paragrafit 1, të KPRK-ës.
Më datë 28.11.2023, rreth orës 02:15, nga ankuesi rasti fillimisht ishte raportuar si vjedhje grabitçre. Ndërkohë që hetuesit e stacionit policor Veriu, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kryen veprime hetimore dhe veprime të tjera operative, rezultoi që rasti të jetë mashtrim dhe jo siç ishte raportuar.
I dyshuari u arrestua dje, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.