Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për kanosje me armë – sekuestrohet arma

Prishtinë, 04 gusht 2023 – Zyrtarët e stacionit policor në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosjeje me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 11:00, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, me ç’ rast policia ndaloi të dyshuarin;
• ​A. G, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si të dyshuar të implikuar në rast.
Ndërlidhur me rastin policia gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar edhe;
• Një revole të tipit ATAK, të kalibrit 9 mm, si dhe
• Gjashtëmbëdhjetë copë fishekë të kalibrit 9 mm.
Ndaj të dyshuarit policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Kanosja” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe i njëjti është proceduar më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje