Prishtinë, 15 korrik 2023 – Hetuesit policor të stacionit policor në Graçanicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosjeje me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:30, me ç’ rast i dyshuari kishte kanosur një person i cili kishte denoncuar rastin në polici.
Ndërlidhur me rastin policia ka kryer edhe një operacion bastisjeje, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar;
▪︎ Një revole të tipit ZORAKI, si dhe
▪︎ Katërmbëdhjetë copë fishekë
Ndaj të dyshuarit policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Kanosje me armë” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.