Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që me datën 16.05.2024 përmes rrugëve të veçanta hetimore me urdhëresë të lëshuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, në bashkëpunim me njësinë e hetimeve Rajonale në Gjilan- kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojmë të dyshuarin M.G.(1983) në Prishtinë.
Më datë 15.07.2023 i dyshuari M.G. (1983) ishte arratisur nga qendra korrektuese në Gjilan dhe nga ajo kohë dhe deri më sot i dyshuari përmes telefonit dyshohet se e ka kanosur ish bashkëshorten dhe vllaun e saj ku janë hapur dy raste “Kanosje” .
Pas arrestimit është bërë kontrolluar në trup i dyshuari dhe te i njëjti është gjete se me vete kishte edhe një sasi te dyshuar narkotike (e cila dyshohet te jete hashash me peshe te përgjithshme prej 38.92 gr.) .
Pas intervistimit të të dyshuarit me urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë .
Ndaj të dyshuarit rëndojnë tri vepra penale :
1. Arratisje nga Burgu
2.Kanosje
3. Kanosje
Rastet veç e veç me Kallëzim penal dërgohet në Prokurorin e shtetit Gjilan .