Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për grabitje

Gjilan, 28 maj 2024
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin F.S. (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti sot me datën 28.05.2024 rreth orës 05:10 kishte arritur që nën kërcënimin e mjetit të ftohtë (thikë) nga punonjësi i një pikë të karburanteve në qytetin e Gjilanit të grabis një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular duke u larguar më pas nga vendin i ngjarjes.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje