Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje

Prishtinë, 14 korrik 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj, i ka dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve dhe rasteve specifike të ndodhura kohëve të fundit.
Pas një informate të pranuar sot rreth orës 15:00, se në Fushë Kosovë, viktima, një femër, 39 vjeç, i ishte ekspozuar dhunës në familje, policia e stacionit policor të Fushë Kosovës ka organizuar punën e saj me veprime operative të cilat kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit;
▪︎ R. H, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ndërkohë që i dyshuari është arrestuar, ndaj tij policia inicioi një hetim, në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit të njejtin e dërgoi në mbajtje prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje