Me datën 26.07.2022 rreth orës 01:40, patrulla policore nga Stacioni Policor në Rahovec gjatë një pike të kontrollit të automjeteve, kanë ndaluar të dyshuarin A.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1964 për kundërvajtje në trafik, tejkalim i shpejtësisë me automjetin që ishte duke e drejtuar. Derisa zyrtarët policorë kishin qenë duke përfunduar procedurat për kundërvajtjen e kryer, i dyshuari kishte tentuar të ju ofroj 50 euro me qëllim që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare.
I dyshuari në fjalë është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec dhe atje ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit (1.25 promilë alkool në gjak).
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit personi i dyshuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor dhe rasti vazhdon me hetime.