Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kosovar A.I. (1983).
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një (1) revole e kalibrit 7.65 mm. dhe një (1) karikator si dëshmi për Gjykatën.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelor.