Stacioni Policor Prizren me datën 03.08.2023 rreth orës 23:24 ka pranuar informacion se në fshatin Muradem të Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore relevante kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku dyshohet se i dyshuari M.M. (viti i lindjes 1985, mashkull, kosovar shqiptar) gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri.
Nga ana e zyrtarëve policor është konfiskuar një armë e zjarri e llojit BLLOW F92 e kalibrit 9mm. e cila do të përdorët dëshmi për gjykatë. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Prizren ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtje pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.
Drejtoria rajonale e Policisë Prizren apelon tek qytetarë që të ,,Festoni me zemër, jo me armë’’ pasi që përdorimi i armëve në këto evenimente mundë të sjellë pasoja tragjike.