Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për armë mbajte pa leje

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Arrestohet i dyshuari për armë mbajte pa leje
Gjilan, 13 prill 2023
Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, stacionit policor Gjilan me datën 12.04.2023 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin M.R. (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar shqiptar) me dyshimin se i njëjti posedon armë.
Gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën një (1) revole e llojit Glock 9 x17 mm dhe katër (4) copë fishekë të kalibrit 17 mm.
I dyshuari pas arrestimit është shoqëruar në stacionin policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje