Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet grabitësi

Prizren, 24 prill – Me datën 19 prill, rreth orës 04:20 min, dy të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur; njëri me kallashnikov dhe tjetri me një shufër të ngjashme me ato të policisë patën kryer një grabitje në pompën e derivateve të naftës “Petroll Company” në Lagjen “Dardania” në Prizren me ç’rast kishin grabitur një shumë parash në vlerë 1300 euro. Më pas për të krijuar frikë tek punëtorët e pompës i dyshuari që mbante kallashnikov kishte shtënë me te dhe predha e plumbit e kishte goditur një frigorifer që shërbente për ftohjen e pijeve në hapësirën e pompës. Më pas dy të dyshuarit kanë ikur me automjet të llojit Golf VI ngjyrë vishnje, me xhama të errësuar me najlon të zi. Pas raportimit të rastit, grupi hetimor ka filluar me mbledhjen e informatave inteligjente të cilat kanë quar në drejtim të vëllezërve Rransi në fshatin Shpenadi. Më pas është kryer një bastisje dhe është sekuestruar vetura e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Gjatë kontrollit është gjetur shufra metalike që dyshohet të jetë përdor, po ashtu krim teknika kishte vërejtur se dyshemeja e veturës ishte shpuar, me gjasë nga ndonjë armë por nuk kishte ide se si kishte ndodhur dhe kur. Pasi të dyshuarit nuk ishin gjetur në shtëpi ka filluar kërkimi i tyre dhe sot është arrestuar një i mitur. I mituri është parë të çalonte në njërën këmbë dhe menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal me ç’rast mjekët kanë konstatuar se i dyshuari ka fituar plagë shpuese nga arma e zjarrit dhe është filluar me trajtim mjekësor. Gjatë intervistës ku ishte i pranishëm edhe avokati mbrojtës, është kuptuar se lëndimi me armë zjarri ka ndodhur në momentet kur dy të dyshuarit kishin kryer grabitjen e armatosur dhe posa kishin hy në veturë, i dyshuari që kishte mbajtur kallashnikovin ia jep të miturit për ta mbajtur, ndërsa ky i fundit nga pakujdesia e shkreh një fishek duke e plagosur vetveten dhe gjithashtu plumbi pasi kishte shpuar këmbën kishte shpuar edhe dyshemenë e veturës. Lidhur me hetimet për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit ndërsa policia po i vazhdon përpjekjet për arrestimin e të dyshuarit tjetër. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje