Prizren, 25 mars – Pas një hetimi rreth njëzetditorë, grupi hetimor nga Hetimet Rajonale në Prizren kanë arritur që t’i bien në gjurmë një grabitësi të maskuar i cili nën kanosje me kallashnikov, me datën 06 mars, në orët e pasdites kishte kryer një grabitje në pompën e karburanteve “Lindi Petrol” në Grykë të Carralevës. Sipas raporteve hetimore nga vendi i ngjarjes thuhet se i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri tri herë por për fat ishin shkaktuar vetëm dëme materiale por nuk ishte lënduar askush. Më pas viktima kishte qenë i shtrënguar që t’ia dorëzojë rreth 60 euro para në dorë grabitësit i cili ishte larguar duke u futur në pyll. Për dokumentimin e rastit, policia ka gjetur prova të mjaftueshme që të dyshuarin Azem B. ta arrestojë ndërsa prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalim për 48 orë. Provat materiale dhe shkresat e lëndës i kanë kaluar prokurorisë së shtetit për procedurë të mëtejme.