Mitrovicë, 12 Qershor 2024
Si rezultat i hetimeve të Hetuesve Rajonal DRP Mitrovicë Jug, me datë 12.06.2024, kanë arritur që të arrestojnë edhe një të dyshuar të përfshirë në rastin e grabitjes në Vushtrri.
Mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara me datën 12.06.2024, hetuesit rajonal, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë edhe një person të dyshuar.
Personi i dyshuar A. Ll., 20 vjeçar, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.