Arrestohet edhe një person i dyshuar për mashtrim
Hetuesit policor nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, kanë vazhduar punën e tyre me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të gjithë personave të përfshirë në rastin e mashtrimit, të raportuar më datë 17.08.2022.
Puna e tyre, sot ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarin e tretë, lidhur me këtë rast.
– L. G, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim
Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, të raportuar më datë 17.08.2022.
Puna rreth dy mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre.
– F.C, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe ,
– R. S, femër 21 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës,
me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se të njejtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parashë për investim në kripto valuta (vlera e përafërt arrinë deri në 500000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha.
Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.
Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, ashtu që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia.