Gjakovë, 6 maj 2019
Me datën 5.5.2019 në orën 09:00, stacioni policor në Gjakovë, ka marrë informacion se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në fshatin Marmull të Gjakovës.
Menjëherë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se kishte të bëjë me vjedhje të rëndë në një shtëpi banimi me ç’rast ishin vjedhur 23.000 (njëzet e tre mijë) franga zvicerane.
Sektori i hetimeve në Gjakovë pas një pune operativo-hetimore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar:
• B. P. lindur me 1985, femër/kosovare/shqiptare
Me urdhër të prokurorit të shtetit e dyshuara mbahet në ndalim policor ndërsa bazuar në faktet e gjetura policia do të ushtrojë kallëzim penal ndaj saj.