Me datë 27/10/2024 rreth orës 05:23, viktima nga Prizreni raporton në polici se nga persona të panjohur i është thyer marketi i tij ne Rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren dhe nga aty i janë vjedhur mall me vlerë rreth 2000 (dymijë ) euro.
Policia, konkretisht policët patrullues dhe hetuesit e nga Stacioni Policor Prizren-veri kanë dal në vendngjarje, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive.
Më vonë po të njëjtën ditën me ndihmën e qytetarëve janë ndaluar dy të dyshuar njëri N.K nga Prizreni, i moshës rreth 44 vjeç dhe tjetri E.H. 20 vjeç nga Mitrovica.
Bashkë me të dyshuarit janë gjet edhe mallra të ndryshëm të raportua si të vjedhur në marketin e viktimës.
Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës , gjatë intervistimit e kanë pranuar veprën në tërësi.
Në konsultim dhe me vendim të prokurorit malli i gjetur është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në ndalim policor dhe të njëjtëve iu është vazhduar paraburgimi.