Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet dy të dyshuar për Kanosje, Armëmbajtje pa leje dhe Përdorim i armës

Prizren, 19 mars 2025
Me datën 18.03.2025, sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Prizren, pas një pune operative hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit L.B. (viti i lindjes 2003) dhe F.K. (viti i lindjes 2001).
Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se dy të dyshuarit me datën 15.03.2025, rrugën “Brigada 126” në Prizren kanë gjuajt me armë zjarr dhe të njëjtit kanë kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta (dyshohet të jenë me gas) dhe një granatë dore që është tërhequr nga njësiti i EOD-së.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje “ dhe” Përdorim i armës”
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje