Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet dhe ndalohet i dyshuari për grabitje

Me datë 06 tetor 2021, rreth orës 19:30 min, kishte ndodhur një grabitje ku një person i dyshuar kishte goditur viktimën dhe i kishte grabitur qanten e dorës duke u larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur, viktima në qante ka pasur një telefon celular si dhe 35 euro para te gatshme.
Viktima kishte marre lëndime te lehta trupore ne fytyre për te cilat kishte marre tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal në Prizren.
Hetuesit policor kishin dale ne vendin e ngjarjes dhe ne bazë te deklaratës së viktimës dhe elementeve të dyshimta nga vendi i ngjarjes, kanë arritur te identifikojnë dhe ndalojnë te dyshimtin E.K, i lindur në vitin 2002.
Ne lidhje me rastin eshte informuar prokurori i shtetit, i cili me aktvendim ka ndaluar të dyshuarin në afat prej 48 orë.
Rasti eshte nen hetime.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje