Prishtinë, 26 maj 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të përgjithshme, ka arrestuar tre të dyshuar për veprat penale;
• Vjedhje e Rëndë, si dhe,
Sipas informacioneve të deritanishme, janë ngritur dyshimet se, të dyshuarit më datë 18.05.2023, rreth orës 21:00, nga një kompani biznesi në fshatin Llapnasellë, dyshohet të kenë vjedhur materiale specifike si dhe pajisje të caktuara, vlerat e përgjithshme e të cilave sipas denoncuesit arrin rreth gjashtëqind mijë euro.
Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë;
• A. M. 29 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
• M. D. 34 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
• G. D. 29 vjeç, femër, shtetase e republikës së Kosovës.
Operacioni është përcjellë edhe me bastisjen e disa lokacioneve, ndërkaq të dyshuarit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.