Me date 16.11.2022, në ora 14:00 pas një hetimi të gjate dhe veprimeve operative taktik në teren, nga hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit është arrit të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituar me kryerjen e veprës penale”.
Gjatë hetimeve policia ka gjetur prova dhe dëshmitë se i dyshuari 01 ( S. Ç. /1995) kishte kryer veprën “vjedhja e rëndë” në Prizren, sendet e vjedhura i kishte shitur të dyshuarit 02 (T. D. /1991) dhe 03 (F.K. /1990) me një çmim shumë të ulët, me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj dyshuarit 02 dhe 03 do te ngritët kallëzim penal për veprën “ Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituar me kryerjen e veprës penale”.
Një pjese e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar nga dyshuarit 02 dhe 03.
Deklarata prej të dyshuarit 01 është marr në prezencën e avokatit angazhuar sipas detyrës zyrtare, i njëjti pranon se ka kryer rastin vjedhja rëndë në depon për të cilën akuzohet dhe ka treguar vendet se ku i kishte shitur gjerat e vjedhura.
I dyshuari ka deklaruar dhe për disa raste tjera të vjedhjes që dyshohet se i ka kryer, të cilat do të hetohen në vazhdim.
Në lidhje me rastin dhe dëshmitë e siguruara është njoftuar prokurori kujdestar/ Departamenti për krime të përgjithshme Prizren, i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim për dyshuarin 01 për 48 ore, i dyshuarit gjendet në Qendrën e ndalimit policor , Stacioni policor Prizren.