Prishtinë, 18 prill 2023
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, trajtimit të tyre dhe punës operative disa mujore në terren, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre të dyshuar për trafikim me narkotik. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë.
Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë dhe janë arrestuar: L.Z., (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar), V.M., (viti i lindjes 1993, femër kosovare) dhe F.R., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar). Si prova materiale janë sekuestruar:
· Dy paketime, dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 2350 gram. (në vlerë rreth 90000 euro),
· Katër qese, dyshohet të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme 3696 gram. (në vlerë rreth 5500 euro),
· Një armë e gjatë AK 47 e modifikuar (në vlerë rreth 2000 euro),
· Shtatë pistoleta (në vlerë rreth 14000 euro),
· Para të gatshme 1645 euro,
· Tri vetura, dy me targa të huaja dhe një me targa vendore, si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Rasti vazhdon në procedurë hetimore nga DHTN- Sektori Qendror.