Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre të dyshuar për ‘‘blerje, posedimi, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’

Prishtinë, 15 qershor 2022
Sot, më 15.06.2022, rreth orës 15:30, në fshatin Lluzhan të Podujevës, patrulla policore e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSh) në bashkëpunim me zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari Q.H., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), kurse në veturë ndodheshin edhe S.B., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar) dhe M.Ç., (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar).
Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, NJRSH-ja ka gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë e fshehur nën ulësen e prapme të veturës. Hetuesit e DHTN-së, pas sigurimit të urdhrit për kontroll nga organet e drejtësisë kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Q.H., në fshatin Obrançë të Podujevës, por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.
Tek të dyshuarit në cilësi të provës material janë gjetur dhe sekuestruar: 1145 (njëmijë e njëqind e katër dhjetë e pesë) gram substancë, dyshohet të jetë marihuanë, 3 (tre) telefona celular dhe një veturë.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, në konsultim me prokuroren kujdestare iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe me aktvendim nga prokurorja, tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në 48-orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje