Prishtinë, 22 maj 2023 – Sot në orët e pasdites nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar tre të dyshuar lidhur me rastin “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të ndodhur më datë 16.05.2023, rreth orës 22:30, në rrugën “Knjaz Millosh” në fshatin Uglarë.
Identifikimi i të dyshuarve si dhe lokalizimi i vendndodhjes së tyre ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore nga ana e policisë të cilët me një ekspertizë të thellë trajtuan të gjitha informacionet dhe evidencat e gjetura, të cilat më pas quan drejt realizimit të operacionit dhe kapjen e personave të dyshuar, të mitur;
• D. H, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• D. J, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• A. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.
Arrestimi i të dyshuarve është përcjellë edhe me gjetjen dhe sekuestrimin e;
• Një revole me gaz, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
Ndërkohë që policia ka kryer arrestimin, me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit të dyshuarit i ka dërguar në mbajtje prej 24 orësh, përderisa ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.