Stacioni Policor në Gjakovë, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, hetimeve të zhvilluara si rezultat i informatave të pranuara për të shtëna me armë zjarri, ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj tre të dyshuar (një mashkull dhe dy femra, të gjithë shtetas kosovar) mbi dyshimin për përdorim dhe mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armës.
Në rrugën “Mark Malota”, në Gjakovë rreth orës 13:50, në vendbanimin e të dyshuarve është zbatuar urdhër kontrolli i lëshuar nga Gjykata, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe shtatëmbëdhjetë fishekë.
Pas përfundimit të intervistimit të të dyshuarve dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohen në procedurë të rregullt.